“ Jam mama e 7 fëmijëve; katër prej tyre janë në qiell”; moderatorja e njohur britanike Myleene Klass, e cila është njëkohësisht dhe këngëtare ndërsa ka marrë pjesë dhe në show-n Dancing on Ice, është një figurë mjaft e dashur në vendin e saj. Lirshmëria dhe sinqeriteti janë një prej gjërave që e bëjnë të tillë.
Mylenee ka sot dy vajza dhe një djalë, por ka pasur 4 aborte spontane në jetën e saj, të gjitha të përjetuara në mënyrë traumatike.
Njëri ishte vecanërisht I rëndë. “ Isha në transmetimin live në emisionin tim radiofonik. Pasi vendosëm muzikën, pashë që vendi ishte mbushur me gjak. Nuk dija se çfarë të bëja, kisha një orë kohë nga emisioni. Telefonova mikeshën time Lauren Laverne e cila më këshilloi se çfarë të bëja në atë situatë të tmerrshme”, rrëfeu Klass. Abortin e parë, 42 vjecarja e kishte pësuar 10 javë pas shtatzënisë teksa kishte shkuar me pushime me partnerin e saj. Pjesëmarrjen në Dancing on Ice ajo tha se ia kushtonte fëmijëve te saj, të gjithëve atyre.