Sokol Balla I befasoi të gjithë këto ditë kur pohoi se është bërë baba për herë të tretë. Në fakt, ne mediat rozë nuk ka qarkulluar ndonjë lajm që të tregonte se gazetari i njohur ishte në një lidhje të re, ndaj dhe shumë nuk e dinin këtë fakt, e as që partnerja misterioze e tij ishte në pritje të ëmbël. Tani që kjo gjë doli në dritë, u mësua se vajza në fjalë është ish-banorja e Big Brother Sidrita Sadikaj, e cila ka qenë pjesëmarrëse në ‘Big Brother Love Edition’. Sidrita është 27 vjeç nga Suhareka e Kosovës. Të dy ata janë bërë prindër të një vajze të vogël, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Brooklyn.



















