KreuCelebrity

Supermodelja e shkatërruar, humb djalin në moshën 24 vjecare!

Supermodelja Stephanie Seymour dhe familja e saj janë të shkaterruar nga humbja e djalit 24 vjecar, Harry Brant. Modeli i njohur, karriera e të cilit po avansonte dita-ditës, u shua nga një mbidozë aksidentale narkotikësh. Thuhet se ai kishte vuajtur prej disa vjetësh nga kjo lloj varësie, e të afërmit, nuk kishin mundur ta largonin prej saj.

“Ne do të jemi përgjithmonë të trishtuar, që jeta e tij u ndërpre nga kjo sëmundje shkatërruese. Ai arriti shumë në 24 vitet e tij, por ne kurrë nuk do të kemi mundësinë të shohim se sa më tepër mund të kishte bërë Harry. Ai nuk ishte vetëm djali ynë, ishte dhe një vëlla të mrekullueshëm, nip i dashur, xhaxha i preferuar dhe një mik i rrallë.Kishte një shpirt krijues, i dashur dhe i fuqishëm që solli dritë në zemrat e kaq shumë njerëzve. Ishte me të vërtetë një person i bukur brenda dhe jashtë”, thuhet në deklaratën e familjes.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF