KreuCelebrity

Detaje të reja nga koronavirusi, nëse keni këto shenja në gojë mund te jeni infektuar!

Detaje të reja nga koronavirusi, nëse keni këto shenja në

Me kalimin e kohës, vazhdojnë të dalin detaje të reja nga koronavirusi dhe ato të fundit, kanë të bëjnë me pjesën e gojës. Sëmundja shkakton aty disa ndryshime që nuk kanë sesi kalohen pa vënë re, dhe mund të jenë një tregues I hershëm i prekjes prej saj.

Gjuha e bardhë

Mjekët që trajtojnë Covid 19 kanë vënë re se gjuha e bardhë mund të jetë një simptomë e sëmundjes. Ata e quajnë “gjuha Covid” dhe është një gjendje inflamatore, e cila mund të tregojë infektimin. Një studim i botuar në Revistën Ndërkombëtare të Sëmundjeve Infektive dilte në përfundimin se kur qelizat me receptorë ACE2 infektohen me virusin, atëherë mund të shkatohen reaksione inflamatore në organe dhe indet, përfshirë dhe gjuhën.

Skuqjet

Skuqja e gojës mund të jetë një tjetër shenjë. Një studim spanjoll i botuar në revistën JAMA Dermatology ishte i pari që identifikoi këtë simptomë, të quajtur enanthem, e cila paraqitet si skuqje ose ulcera në gojë. Ajo duket se shfaqet gati dy ditë përpara se të “shpërthejnë” simptomat e tjera.

Shija metalike

Për këtë po fliet shumë shpesh; revista Neurology Clinical Practice thotë se 62.4% e rasteve të sëmundjes kanë tani simptoma të disgeuzisë, apo dëmtim I të shijuarit. Mjaft të prekur nga sëmundja kanë raportuar një shije metalike në gojë, ndërsa nuk janë të paktë dhe ata që thonë se përkohësisht, e kanë hujmbujr shijen fare.

Thatësi

Një tjetër shenjë e sëmundjes mund të jetëg dhe goja e thatë, apo xerostomia. Studimet të ndryshme kanë treguar se në gjendrat e pështymës gjendet niveli më i lartë i receptorëve ACE2– dhe këta receptorë janë ata që lejojnë virusin të hyjë në organizëm.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF