
Shoqeria ishte së fundi tema e bisedës mes vajzave të Love Story. Në programin “Daily Love Story”, u Xhesi e pranoi hapur se nuk ka një shoqe në këtë dating show , edhe pse mban raporte të mira me të gjitha. Ajo gjithashtu ka folur edhe për marrëdhënien e saj me Saimirin, për të cilën ka thënë se janë distancuar. “Pas takimit tim, Saimiri pati disa takime me disa nga vajzat e tjera dhe pati më shumë afrimitet me vajzat e tjera. Kaq!Kam arritur në përfundimin që mbase edhe i është shuar ndjenja. E pres edhe pjesën e eliminimit. Nuk është çështje grinte, është diçka që ose krijohet ose nuk krijohet.Unë me Saimirin jemi natyra shumë të ngjashme, jemi pas serioz, pak të stepur. Serioziteti nuk është tek pjesa e puthjeve, është seioz si natyrë, natyrë e rezervuar.Nuk jap ultimatum, sidomos në çështjet e zemrës. Thjesht do ishte më e mira që të ndahen gjëra nga të dy….Shoqëri kemi krijuar edhe me vajzat që janë këtu, edhe me ato që kanë ikur. Shoqëria do shihet jashtë, kur të mos jemi më në një garë për një djalë. Kemi të gjitha marrëdhënie korrekte. Asnjërën nuk kam shoqe!”, tha Xhesi.



















