
Me një buqetë të mrekullueshme tulipanësh, Alketa Vejsiu na tregoi në Instagram se ka ditëlindjen. Urimet vërshuan për moderatoren aq të dashur për publikun, e cila zgjodhi të postonte një foto mjaft të thjeshtë, por shumë të bukur në këtë ditë kaq speciale për të.
“Amor”, ka shkruar Alketa, fytyra e së cilës rrezaton kaq shumë gëzim. Dhe arsyet për këtë nuk i mungojnë. Ky 37 vjetor e gjen moderatoren mëse të plotësuar, si në rrafshin personal, ashtu edhe në atë professional. Projekti i fundit, “Love Story” që erdhi si risi për ekranin shqiptar, u dëshmua një sukses. Audienca e lartë e dëshmoi qartë preferëncën për këtë reality shoë kaq të vecantë. Dhe Alketa premton të mos ndalet këtu, por ka dhe shumë projekte të tjera në të ardhmen, të cilat do t`i realizojë padyshim me të njëjtin përkushtim e profesionalizëm si gjithmonë!