KreuCelebrity

Kolegia e mjekes që humbi jetë në  Gjermani: “Aksidentin e shkaktuan të  tjerë”!

Për ngjarjen e rëndë  që  tronditi opinionin publik, atë  të  shuarjes së  një  mjekeje shumë  të  re shqiptare në  Gjermani, është  diskutuar edhe tek emisioni “Rudina” në Tv Klan. Eni Doko u nda nga jeta në  moshën vetëm 34 vjecare në  një  mënyrë  tragjike e të  parakoshme. Lajmin e njoftoi pikërisht kryetarja e Federatës së mjekëve shqiptare në Europë, Aurora Dollenberg, e cila është edhe kolegia dhe mikesha e saj.

Sipas lajmit nga policia e Oldenburg, Gjermani, Doko pësoi një aksidenti të rëndë javën e kaluar. Në një lidhje në Skype, Dollenberg dha disa detaje më  shumë  mbi këtë  ngjarje. “Eni kohët e fundit ka qenë shumë e angazhuar që gjithë këtë krizë që ka pushtuar Gjermaninë përsa i përket mbylljes së spitaleve, urgjencat janë pothuajse të mbyllura sepse nuk kemi më kapacitete dhe Eni ka shkuar nga një spital në tjetrin vazhdimisht. Nga Qendra Universitare duke shkuar tek drejt vendit të banimit dhe aty në autostradë në nxitimin dhe dëshirën e madhe siç e njoh unë Enin, për të ndihmuar dhe për të qenë gjithmonë korrekte me oraret dhe punën e saktë, ajo ka pësuar një aksident. Ajo ka drejtuar vetë makinën dhe është përfshirë me një aksident të shkaktuar nga të tjerët dhe aty ka humbur në mënyrë të menjëhershme edhe jetën”, tha ajo. Eni Doko kishte studiuar për Mjekësi në Universitetin e Tiranës, më pas kishte punuar pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë ndërsa prej disa kohësh e ushtronte profesionin si mjeke specialiste psikiatre në Osnabrück, Germany. Gjithashtu ishte diplomuar si mjeke transfuziologe.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF