
E pranojmë, jemi viktima të konventave. Pavarësisht nga dashuria e pafund për prerjet e gjata të flokëve së fundmi duam t’i themi lamtumirë flokëve super të gjatë. Perse? Sepse nuk jemi me te reja…
Në fakt, nëse mendojmë për disa yje sidomos raste të shumta të grave që jo vetëm plaken me hijeshi, por edhe e bëjnë këtë duke mbajtur me vete metra flokë.
Merrni për shembull Jennifer Aniston, Sarah Jessica Parker, Nicole Kidman: të gjitha kanë lindur më shumë se gjysmë shekulli më parë dhe janë shembuj dhe frymëzime të shkëlqyera të prerjeve të flokëve të gjata për mbi të 50-at. Nuk e besoni? Shikoni galerinë më poshtë.



















