Duke marrë parasysh stilin komod, dhe qëndrimin në shtëpi, tutat, streçet dhe një palë çorape janë mjaftueshëm praktikë. Por mbase, duhet t’i japim respektin e duhur çorapës që duket si një aksesor i nënvlerësuar funksioni i tç cilit në të shumtën e rasteve duket se është vetëm të mbajturit ngrohtë.
Por së fundmi jo vetëm veshjet janë thelbësore një nevojë funksionale dhe praktike, por çorapja gjithashtu mund të dyfishohet si një detaj luksoz në një veshje, veçanërisht kur thurret në një copë kashmiri ultra-të butë.
Mjaft brande po dëshmojnë se çorapja është më e rëndësishme se kurrë dhe se madje meriton një vend në pistë. Në prezantimet e Vjeshtës 2021, Simone Rocha shtoi një prekje të hollë të rrobave me thekë duke i bashkuar me çorape të shkurtuara me hark.
Dizajne argëtuese sundonin gjithashtu në Coach – nga stilet e mbuluara me kërpudha te çorapet me ngjyra të gjalla deri në kyçet e këmbëve.
Ka kaq shumë mënyra për t’i veshur ato dhe është një trend që të gjithë mund ta përqafojmë dhe pas jetës sonë pandemike. Disa nga yjet tanë të preferuar të stilit të rrugës tashmë kanë filluar të rishfaqen dhe, natyrisht, ata po sjellin çorape deklarate për udhëtim.
Katie Holmes bëri një dalje duke kombinuar për çorapet dhe sandalet në një formë ku duket se vendin e nderit në veshje e zë çorapja. Dhe Sarah Jessica Parker plotësoi stilin e saj maksimalist me një palë Gucci të mbuluara me logo dhe taka të larta të kuqe.
Por Nuk ka asnjë mënyrë të drejtë ose të gabuar për t’i veshur një palë çorape. Tanu rregullat e lojës po ndryshojnë; çorapet nuk janë më
Për t’u veshur nën pantallona apo fshehur në këpucë; ky aksesor meriton një vëmendje tjetër.



















