KreuFashion

Ky ishte trendi i flokëve në Golden Globes!

Përpos çmimeve, Tapetit të Kuq apo video live të yjeve nga shtëpi në Golden Globes 2021 u njohëm edhe me tendencën më të madhe të flokëve.  Nga Anya Taylor-Joy dhe Regina King tek Margot Robbie dhe Amanda Seyfried, modeli i flokëve me krehjen e valëszuar dhe ndarjen e thelluar anash.

Flokët në tapetin e kuq në Golden Globes u duk se ishte një rikthim i  Hollyëood-it të vjetër, duke qenë se shumë fytyra të famshme disa dekada më parë janë parë të bëjnë një krehje të tillë si ajo e mbrëmshmja në edicionin e 78 të eventit prestigjoz.

Pamja është e përjetshme dhe klasike, dhe ndonëse duket një model luksoz dhe i ndërlikuar, realizimi i këtij modeli flokësh është tejet i thjeshtë.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF