Prej ditësh i infektuar me Covid-19, duket se Ardit Gjebrea nuk është ende gati për të qenë në studion e “E diela shqiptare”.
Doktorët i kanë sugjeruar që edhe këtë javë producenti Gjebrea duhet të pushojë, ndaj si asnjëherë më parë, Arditi ja ka besuar drejtimin e rubrikave të së dielës Gentian Zenelaj, Marsela Çibukaj dhe Enkel Demi.
Në një postim në instastory, Gjebrea lajmëroi se nuk do të jetë i pranishëm këtë të dielë në program si dhe na njohu me të zotët e rinj të shtëpisë së kësaj të diele.



















