Kur bëhet fjalë për xhinse që të krijojnë iluzionin e një fiziku të gjatë dhe të hollë modelet e prera deri tek kyçi i këmbës janë një garanci.
Pantallonat që lënë kyçin e këmbëve të zbuluara, në fakt, nëse zgjidhen në proporcion me gjatësinë, janë aleate të shkëlqyera të stilit për tu mbajtur në gardërobë, perfekte si për pamjet e rastësishme të ditës ashtu edhe për veshjet më elegante të mbrëmjes.
Padyshim që ka shumë versione – me bel të ulët ose me bel të lartë, të ngushta apo gjera, ‘boyfriend’ apo mom’ xhins, por sapo të gjeni modelin e duhur ju sigurojmë që nuk do të ndaheni kurrë më prej tij.
Xhinset e prera deri tek kyçi i këmbës konfirmohen gjithashtu si të preferuarat e shumë modeleve, si Kendall Jenner ose Gigi Hadid, të cilat i veshin gjatë gjithë kohës me bluza të shkurtra dhe mikro cardiganë, xhaketa dhe pallto të mëdha. Me çfarë t’i kombinoni në këmbë? Takë të lartë, gjyzmëçizme dhe çizme ushtarake.



















