Të brendshme luksoze: 8 kombinime të rehatshme dhe shik nga pasarelat e 2021

Ide luksoze dhe komode nga sfilatat për të qëndruar në shtëpi

1 – Të brendshmet luksoze

Tek Dior, ‘braletat’ shumë të buta dhe pantallonat e shkurtra me lule kombinohen me pantallona të lehta pambuku dhe nje robdishan të rehatshëm dhe joformal: një haraç nga dizajnerja Maria Grazia Chiuri për lirinë e lëvizjes.

Dior 

2 – Pizhame elegante

Mëndafshi më i mirë, modele dhe tone qetësuese. Giorgio Armani sjell në pasarelë pizhame të çmuara dhe të rafinuara që gjithashtu mund të bëhet një veshje elegante mbrëmjeje.

Giorgio Armani

3 – Midis ‘robe de chambre’ dhe fustan mbrëmje

‘Cardigan-i’ roze maxi i Chanel vishet thjeshtë, dhe mbështjell siluetën femërore në mënyrë natyrale, në emër të komoditetit dhe pa harruar atë elegancën e sofistikuar tipike të maison.

Chanel 

4 – Fustani i rrëshkitshëm

Eshtë në modë për disa sezone tashmë. Që para se të vinte pandemia. Ishte artikulli i parë në botën e të brendshmeve që vishej në qytet. Modeli i Victoria Beckham është zbukuruar me dantella të zeza joshëse.

Victoria Beckham

5 – Pizhame ‘glam’

Për ato që duan të shkëlqejnë edhe brenda mureve të shtëpisë, kostumi i stilit pizhame me pantallona te lirshme, tërësisht i mbushur me temina, nga Naeem-Khan, është zgjidhja e duhur.

Naeem-Khan 

6 – Kostum i rehatshem

Edhe kostumet pantallona-xhaketë eksplorojnë temën e komoditetit, duke u përqëndruar në linjat thelbësore dhe të relaksuara, si tek BOSS.

BOSS

7 – Si të brendshme

Veshja e Coperni përbëhet nga një palë pantallona shumë të shkurtra që duken si të vjedhura nga bota e të brendshmeve – dhe i lënë shumë pak imagjinatës.

8 – Kostume të sofistikuara

Tek Max Mara kostumi bëhet i çmuar falë pëlhurës së xhakardit dhe pantallonave që duken të vjedhura nga veshjet e tij.

Max Mara

Previous ArticleNext Article