KreuFashion

Netflix zbulon datën e rikthimit të serialit të njohur!

Për të gjithë fansat e serialit ‘Lucifer’ vjen lajmi i mirë. Pjesa e dytë e sezonit të pestë të “Lucifer” më në fund ka një datë zyrtare nga Netflix.

“Ne e dimë që më shumë episode janë ato që dëshirohen vërtet. Sezoni 5B arrin në Netflix më 28 maj.”; shkruhet në njoftimin zyrtar të platformës së njohur.

Me tetë episode të reja, fansat më në fund do të shohin se si zhvillohet marrëdhënia e Luciferit me babanë e tij, Zotin pas muajsh spekulimesh si dhe nëse ‘Deckerstar’ do të realizojë dëshirën e fansave më një fund të lumtur.

Lucifer, një demon, kthehet nga ferri për të banuar në Los Anxhelos dhe drejton një klub. Ai së shpejti përfshihet me policinë lokale dhe i ndihmon ata në zgjidhjen e çështjeve të ndërlikuara penale.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF