KreuFashion

Çanta e re Bottega Veneta është tashmë në listën tonë të dëshirave

Daniel Lee vazhdon të na bëjë të ëndërrojmë. Që prej marrjes së drejtimit krijues të Bottega Veneta në 2018, marka ka fituar një popullaritet të jashtëzakonshëm. “Salon 01 – The Importance of Wearing Clothes” është koleksioni i fundit pranverë – verë 2021 nga Lee. Simboli i ketij koleksioni është çanta “The Point” e cila përfaqëson konceptin e saj “butësinë në prekjes”. Kjo çante mishëron mjeshtërinë eksperimentale dhe të rafinuar, tipike të Bottega Veneta dhe premton të jetë “goditja” këtë vit për sa i përket çantave.

Sigurisht, dizajni i Point është shumë i njohur. Me një siluetë te butë dhe gjeometrike, dorezë trekëndëshe që ju lejon të mbani çantën me dorë (ka edhe një rrip të rehatshëm për ta mbajtur në shpatull) dhe zgjedhja e materialeve, nga makrama e thurur, tek flluskat kompakte bouqué kjo çantë është gati për t’i dhënë jetë veshjeve tuaja. Nuancat që mbizoterojnë janë ato delikate pranverore si pjeshkë, gurkal, ose jeshile, të kombinuara me krem ​​klasik, të zeza ose bajame.

Burimi: Vogue Italia

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF