Vetëm një muaj pas përfundimit të ‘Love Story’, për energjiken Vera Grabocka nuk pati asnjë ditë pushim, pasi menjëherë bashkë me stafin nisi punën për spektaklin kushtuar fëmijëve. ‘Në Kurthin e Piter Pan’ është gati për të çelur siparin e edicionit të radhës, protagonistë të së cilit edhe kësaj here do të jenë vogëlushët.
Gjithçka është gati, e duke nisur nga kjo e hënë (22 mars) personazhë të ndryshëm publik shqiptarë do të vihen me ‘shpatulla pas murit’ nga gazetarët e vegjël.
Timonierja Vera Grabocka ka postuar në rrjetin social instagram foto nga procesi i punës, nga ku zbulohet edhe skenografia e spektaklit që krijon një atmosferë argëtuese për protagonistët e vegjël.
Anija e Piter Panit është gati për lundrim, e çdo të hënë duke nisur prej 22 marsit velat do të ndalen në brigje të ndryshme.



















