
Një film është rezultat i punës së një ekipi të madh. Shumë nga njerëzit prapa skenave të një filmi janë nën hije nga aktorët, shkrimtarët dhe regjisorët, dhe kontributet e tyre mund të duken të vogla. Epo, edhe ne nuk e vërejmë punën e tyre për sa kohë që ata e bëjnë atë mirë, por sapo ata të bëjnë një gabim, ajo është jashtëzakonisht e dukshme dhe ndikon në përshtypjen e përgjithshme të filmit.
Ne e kuptojmë se edhe profesionistët ndonjëherë bëjnë gabime. Kështu që vendosëm të kujtojmë kohët kur grimi i personazheve të filmit dukej i panatyrshem dhe nuk ishte i përshtatshem për situatën.
Në filmin e parë të sagës popullore, personazhit kryesor i duhej të luftonte për jetën në pyll , por kjo nuk ndikoi në pamjen e fytyrës së saj. Për pjesën më të madhe të filmit, ajo kishte një grim me pamje perfekte të fytyrës dhe syve. Edhe buzët e saj dukeshin të shkëlqyera ndërsa kishte shumë nevojë për ujë.
Edhe pse Rose dukej simpatike dhe artistët e grimit theksuan tiparet e fytyrës së Kate Winslet, gratë e klasës së saj nuk perdornin nje grim kaq të ndritshem në atë kohë, dhe vendosnin buzëkuq të kuq vetëm në shenjë proteste.
Edhe pse historia është menduar në një botë fantazie, gjithçka duket shumë reale. Por shfaqja është vendosur në Mesjetë (ose të paktën aludon në atë kohë), dhe shumica e personazheve kanë dhëmbë shumë të bardhë.
Gjatë gjithë filmit, personazhi i Sandra Bullock mban një grim të thjeshtë me rimel dhe penel. Por asaj i duhej të mbante sytë të lidhura sa herë që dilte nga shtëpia.
Në film, agjentët me ngjyrë të FBI-së u kthyen në vajza të bardha sepse u duhej të bënin një punë të maskuar. Por le ta pranojmë: është e vështirë t’i ngatërrosh për vajza – ato madje nuk duken as si njerëz.
Pas një lufte të ashpër, ‘Black Widow’ arriti disi të ruante grimin e saj perfekt.
Karakteri i Cher bëri vetëm disa lëvizje në fytyrën e Christina Aguilera dhe në një farë mënyre i dha asaj një grim perfekt, super-profesional papritur.
Edhe pse e gjithë historia sillet rreth transformimit fizik të personazhit kryesor, është akoma e vështirë të besohet se asnjë personazh i vetëm nuk vuri re se diçka nuk shkonte me zonjën e vjetër. Kaq shumë grim, një hundë dhe rrudha joreale dhe sytë e rinj të Robin Williams do të ishte e vështirë të mos kuptohej.
Pasi civilizimi mbijetoi 2 apokalipse, personazhi kryesor zgjohet nga gjumi kriogjenik me një grim perfekt sysh. Ku e mori ajo rimelin në këto rrethana?
Në film, personazhi i Angelina Jolie është një grua bjonde, e fuqishme, por parukja e përdorur për rolin nuk ishte aq e fuqishme. Flokët e saj nuk duken natyral dhe më shumë i ngjajnë flokëve Barbie.
Në një nga episodet, Robin thotë se nuk kishte vendosur grim për momentin, dhe Barney ishte shtangur nga bukuria e saj natyrore. Por grimi tek aktorja është në të vërtetë mjaft i dukshem, sidomos në sy.



















