Teksa Dolly Parton mori dozën e saj të vaksinës kundër Covid-19 pak ditë më parë, përpos urimit që gjithçka të shkojë mirë për yllin e njohur, një detaj që nuk kaloi aspak pa u vënë re gjatë vaksinimit ishte këmisha apo bluza që Parton kishte veshur.
Një bluzë në ngjyrë blu me dy të çara anash supeve që është tejet praktike për procesin e vaksinimit pa u dashur të ulësh mëngën apo heqësh bluzën. Kaq ka mjaftuar që kjo zgjedhje e Dollyt të kthehet në zgjedhjen më praktike dhe njëkohësisht moderne të kohës.
Rrjetet sociale tashmë janë mbushur me vajza dhe gra të njohura e të panjohura që mbajnë veshur ‘bluzën vaksinë’ edhe nëse për to nuk ka qenë dita e injektimit të dozëz se vaksinës kundër Covid-19.
Fatmirësisht marka të njohura kanë plot koleksione me bluza e këmisha të tilla dhe me siguri, edhe nëse nuk e kishin në plan t’i risillnin edhe një herë në stok do t’u duhet ta rimendojnë, pasi ‘bluzat-vaksinë’ janë trendi i momentit, dhe kjo ‘falë’ pandemisë.
Po ju e keni një të tillë në dollap?!



















