KreuFashion

‘Sense Resto Lounge’; destinacioni më i ri në Tiranë që më jep humor të mirë!

Me siguri javët e fundit teksa bëni udhëtimet virtuale në rrjete sociale ju ka bërë përshtypje një ‘location cool’ në ambientet e të cilit fotot duken si të shkrepura për një revistë prestigjoze ‘lifestyle’….

 

Ja për çfarë po flasim! 

 

Tirana ka një muzë të re argëtimi; e ndonëse kryeqytetit nuk i kanë munguar baret e restorantet klientëve që nuk pëlqejnë gjithëçfarëlloj ambienti u kishte munguar një hapësirë elegante që ja përkëdhel humorin e shijen e mirë.

‘Sense Resto Lounge’ ndonëse ka vetëm pak javë që ka hapur dyert, duket se është kthyer në ‘check in-in’ e preferuar të klientëve kryeqytetas. Vendi ideal për të shijuar një kokteil tropikal mes miqsh, një troktitje gotash me njeriun e zemrës; apo shkrepjen e një apo shumë fotove nën dritat perfekte… Si në restorant ashtu edhe në ambientin ‘lounge’, sigurohuni që të merrni një shije nga menuja e ‘Sense’ frymëzuar globalisht me pjata të kulturave të ndryshme në botë. (Përshembull aty provova sushin më të mirë ‘ever’)

Këtu, sfidoni realitetin dhe shijoni llojin e energjisë në të cilën po kërkojmë të përqendrohemi të gjithë! Të ndihemi dhe mendojmë pozitivisht!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF