Imazhet e asaj që duket të jetë një anije lundruese janë kapur si rezultat i një iluzioni të rrallë optik në brigjet e Anglisë.
David Morris bëri një foto të anijes ndërsa ecte pranë Falmouth, Cornwall. Meterologu i BBC David Braine tha se “mirazhi superior” ndodh për shkak të “kushteve të veçanta atmosferike që përkulin dritën”. Ai tha se iluzioni është i zakonshëm në Arktik, por mund të shfaqet “shumë rrallë” në Mbretërinë e Bashkuar gjatë dimrit. Z. Morris tha se ai ishte “shtangur” pasi kapi foton ndërsa shikonte nga deti.
Z. Braine tha: “Mirazhet superiore ndodhin për shkak të gjendjes së motit të njohur si përmbysja e temperaturës, ku ajri i ftohtë qëndron afër detit me ajër më të ngrohtë mbi të.” Meqenëse ajri i ftohtë është më i dendur se ajri i ngrohtë, ai përkul dritën drejt syve të dikujt që qëndron në tokë ose në bregdet, duke ndryshuar mënyrën se si shfaqet një objekt i largët.
“Mirazhet superiore mund të prodhojnë disa lloje të ndryshme imazhesh – këtu një anije e largët duket se noton lart mbi pozicionin e saj aktual, por nganjëherë një objekt nën horizont mund të bëhet i dukshëm.”



















