Kur bëhet fjalë për të marrë një shkëlqim rinor, kremërat që kanë përmbajtje retinoli janë aleati juaj më i mirë. Gjetja e produkteve më të mira për lëkurën tuaj, megjithatë, mund të jetë një sfidë e vërtetë, pasi ky përbërës (i njohur gjithashtu si Vitamina A) ka aftësinë të shkaktojë acarim, skuqje apo thatësi pavarësisht nga lloji i lëkurës.
Retinoli stimulon kolagjenin, duke ndihmuar në mbajtjen e elasticitetit fytyrës duke zbutur linjat dhe rrudhat. Ai rafinon lëkurën duke përshpejtuar procesin normal të shtresimit, duke i dhënë asaj shkëlqim, butësi dhe një çehre shumë më të barabartë. Ai gjithashtu stimulon acidin hialuronik të lëkurës, duke e mbajtur atë të hidratuar gjatë gjithë kohës.
Por pavarësisht se në industrinë e bukurisë ka njën duzinë kremërash që përmbajnë retinol, ekspertët e lëkurës kanë vlerësuar vetëm disa prej tyre të efektshëm dhe që ja vlen t’i bëni pjesë të rutinës tuaj të kujdesit të lëkurës.



















