“Kënga Magjike” ka nisur të prezantojë këngët pjesëmarrëse të cilat publikohen ccdo javë në programin “E diela shqiptare”. Ky edicion i garës së këngës moderne do të ketë shumë emra artistësh të kategorisë BIG, ndërsa pak më parë janë zbuluar edhe anëtarët e jurisë.
“Revista Ëho” ka bërë të ditur se juria përbëhet nga Arben Skënderi, Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapedani dhe Kozeta Kurti.
Duke qenë se Jonida Maliqi, Enkel Demi e Arben Skënderi kanë qenë edhe më herët anëtarë jurie në KM, surpriza e këtij edicioni janë moderatorja Kozeta Kurti dhe kompozitori e pianisti Markelian Kapedani. “Kënga Magjike” do të nisë nga data 21 mars dhe finalja do të mbahet në 29 maj.



















