KreuFashion

Pas produkteve koreane të kujdesit për lëkurën , tani më vjen dhe ajo japoneze.

“Kur bëhet fjalë për bukurinë, motoja në Japoni është mirësia”, thotë gazetarja dhe redaktorja e bukurisë Misaki Yamashita. Pavarësisht trendit të “lëkurës së qelqtë ” të përhapur nga Korea, në Japoni preferohet “lëkura mochi” e butë, si sipërfaqja e ëmbëlsirës japoneze me të njëjtin emër. Për ta arritur atë, vajzat e Tokios kanë një rutinë minimale (krahasuar me Koreanet) me rreth 5 hapa. Në mëngjes : pastrues, tonik, serum, krem ​​hidratues dhe sigurisht krem ​​kundër diellit. Në mbrëmje e njëjta gjë (perveç SPF ), plus ndoshta një maskë. Cilat janë markat më të njohura japoneze?

Një markë me produkte natyrore të bëra me përbërës bimorë si susami dhe jamballi. Ju sugjerojme të provoni serumin me vajin Tamanu, një serum me ekstrakt Hokkaido që shkëlqen lekurën menjëhershëm.

Frymëzuar nga ritualet e bukurisë së epokës Edo në Japoni, fokusi i kësaj linje është stimulimi i rigjenerimit të qelizave. Produkti më i shitur? Sapuni Masu, një sapun i butë me bazë acidin laktik.

Një nga gjigandët e kozmetikës japoneze (pjesë e grupit Kosè), kjo markë është e preferuara e Grace Kelly dhe Kate Moss. Fuqia e saj rigjeneruese buron nga përpunimi i ekstraktit të çajit jeshil, ujë thupre dhe fara soje.

 

Kremi Wrinkle Shot është produkti më i njohur i markës Pola. Shumë modele e përshkruajnë si “Botox në një tub”, i cili mban larg rrudhat për 2-4 muaj.

Produkti më i kerkuar i tyre është vaji i fytyrës Regena i cili është i mbushur me vaj kamelia, vaj jasemini dhe barbarozë.

Teknikisht jo-japoneze (Made in the USA ), kjo markë e dashur e Meghan Markle, ofron formulime të teknologjisë së lartë të zhvilluara nga shkencëtarët japonezë. Ndër më të shiturit është Water Cream , një krem super-hidratues i pasuruar me trëndafil të egër.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF