Irma Liboohova, këngëtarja e mirënjohur dhe e dashur për publikun shqiptar, feston sot ditën e lindjes. Ajo mbush 62 vjeçe, por mosha për të është thjesht një numër pasi është shumë në formë dhe duket shumë bukur.
Në këtë ditë të veçantë kanë qenë të shumta urimet për këngëtaren. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram edhe një nga dhuratat që ka marrë, e cila është një buqetë me lule e shoqëruar nga një kartolinë me fjalë të ndjera.
“Jo të gjithë arrijmë të jemi perfektë në të gjitha aspektet, por ti je një person i tillë duke nënvizuar me të madhe artiste e cila ka një zemër shumë të madhe! Gëzofsh gjithmonë vite të lumtura”, urim ky që me siguri e ka emocionuar dhe prekur, Irma Libohovën.