KreuFashion

Temperaturat e kësaj jave duket se do të jenë jo siç duam ne

Ndërkohë që presim ditët e bukura pranverore me diell, duhet të bëjmë pak durim pasi edhe këtë javë ditët tona do të jenë të shoqëruara nga reshjet e shiut.

Dita e parë e javës nis me mot të paqëndrueshëm me vranësira e reshje shiu. Reshjet e shiut do të shtrihen në të gjithë territorin dhe do të jenë kryesisht në formën e shtrëngatave si dhe stuhive afatshkurtra. Por nuk do të mungojnë as orët me diell. Temperaturat do të luhatën nga 9 deri në 11 °C.

Edhe dita e martë pritet të jetë me vranësira e reshje shiu. Temperaturat parashikohet të lëvizin prej 8 deri në 13 °C.

E mërkura do të nisë me vranësira e reshje shiu, pasditja do të jetë me mot pjesërisht me re. Temperaturat do të sillen prej 7 deri në 16 °C.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF