Përcillet për në banesën e fundit Guljem Radoja; amaneti i fundit i artistit!

Është përcjellë për në banesën e fundit mesditën e sotme aktori Guljem Radoja.

Ceremonia ka qenë shumë private, pasi ka qenë amaneti i aktorit që të mos kishte ceremoni zyrtare. Megjithatë dhjetëra qytetarët, shokë, të afërm, miq mes tyre figura të shquara të skenës shqiptare kanë shkuar për ti dhënë lamtumirën e fundit aktorit.

Gjatë përcjelljes nuk pati fjalime ceremoniale për të respektuar porosinë që artisti kishte lënë.

Artisti Radoja ka luajtur në të gjitha skenat teatrore në  vend. Ka realizuar me shumë se 30 role, ku ndër më të rëndësishmit është ai i Petro Nini Luarasit te filmi “Kush vdes në këmbë” apo edhe te , “Gjurma”, “Mësonjëtorja”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Kolonel Bunker” etj. Radoja kishte marre titullin “Artist i Merituar”/

Previous ArticleNext Article