Personat e shenjës së dashit kanë një personalitet të fortë, janë dominues dhe të bindur se kanë gjithmonë të drejte. Në tërësi janë të aftë në punë dhe besnikë në dashuri. Gurët e çmuar që ju përshtaten janë Rubini, i cili shton forcën, vullnetin dhe kokëfortësinë dhe Kornalini, i cili forcon gjallërinë, seksualitetin dhe kurajën.
Personat e shenjës së demit janë mjaft realistë dhe ndonjëherë punojnë më shumë sesa duhet. Gurët e çmuar që ju përshtaten janë disa. Smeraldi i bën të përjetojeni më shumë emocione, Kuarci rozë i bën më të ndjeshëm, stimulon dashurinë, Safiri favorizon shprehjen e emocioneve, intuitën, ndershmërinë, sinqeritetin dhe besnikërinë, ndërkohë që Lapis lazuli është guri i miqësisë dhe jep më shumë besim tek vetja.
Binjakët janë intelektuale, kanë dëshirë për të mësuar, janë zemërgjerë, të organizuar, por ndonjëherë viktima të vështirësisë për përqendrim. Gurët e çmuar qe ju përshtaten janë: Topazi, që sjell pozitivizëm dhe forcon intuitën, Citrini që përmirëson përqendrimin dhe Calcedoine që sjell paqen, nxit ndjeshmërinë dhe ekuilibron emocionet.
Gaforret janë të ndjeshme, kreativë, të matur, por nuk kanë shumë vullnet. Gurët e çmuar për ta janë: Smeraldi që përmirëson besimin fizik dhe moral dhe Kuarci rozë që stimulon kreativitetin dhe dashurinë për tjetrin.
Luanët janë dominues, të organizuar dhe vullnetarë. Gurët e çmuar që ju përshtaten janë: Citrini që ul agresivitetin dhe i bën më të këndshëm, Peridoti që iu jep frymëzim dhe elokuencë dhe Kristali që sjell ekuilibër, pastron shpirtin, sjell energji dhe stimulon mendimet.
Personat e shenjës së virgjëreshës janë kritikë, e kanë të vështirë të shprehen dhe shpesh janë të turpshëm. Për ta përshtaten këta gurë të çmuar: Safiri i verdhë, i cili sjell ngrohtësi, gjallëri dhe gëzim dhe Agati që sjell pozitivizëm.
Peshoret janë emotive, kanë takt dhe janë të dashur. Ata kanë shumë nevojë për paqe dhe harmoni. Gurët e çmuar që ju përshtaten janë: Topazi dhe Kuarci që ulin mosbesimin, forcojnë intuitën dhe rritin sensin e përgjegjësisë.
Akrepat janë kërkues, inatçinj, të ndjeshëm dhe e kanë të vështirë t’i shprehin ndjenjat. Gurët e çmuar për ta janë: Garneti që forcon vendosmërinë dhe kurajën dhe Kornalini që sjell pozitivitet.
Shigjetarët janë idealiste, të hapur, të sinqerte, por nga ana tjetër impulsive e ndonjëherë pa takt. Gurët e çmuar të përshtatshëm për ta janë: Ametisti që nxit meditimin dhe qetësinë, Safiri blu që lehtëson shprehjen e ndjenjave, përmirëson intuitën dhe nxit ndershmërinë dhe Turkezi që ndihmon të kuptuarin e gjërave të mira dhe të këqija të jetës.
Bricjapët janë në përgjithësi individualiste, ambicioze dhe ndonjëherë jo tolerantë. Guri që ju përshtatet është Smeraldi qënxit ekuilibrin emocional dhe harmoninë.
Ujorët janë mjaft kreativë, të ndjeshëm, entuziastë, të shoqërueshëm, por ndonjëherë të paduruar. Guri i çmuar Turkez është ai që përshtatet më tepër dhe nxit pozitivizmin dhe kreativitetin.
Personat e shenjës së peshqve janë tej mase të ndjeshëm, modestë dhe emotivë. Ata nuk e durojnë dot dhunën dhe i mbajnë gjërat përbrenda. Gurët e çmuar që ju përshtaten janë: Ametisti që rrit spiritualizmin dhe Turkezi që nxit shprehjen e ndjenjave.