Varianti Delta i Covid-19 po përhapet me shpejtësi në disa vende ndaj edhe autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje për vaksinimin e qytetarëve. Ndërsa Covid-19 është treguar i kursyer tek fëmijët pjesa më e madhe e të cilëve e kanë kaluar pa pasoja serioze infektimin, pyetja që po bëhet së fundmi është nëse edhe Delta do të ketë sjellje tek të vegjlit.
Dr. Amesh Adalja, një ekspert i sëmundjeve infektive dhe një studiues në Johns Hopkins Qendra Universitare për Sigurinë Shëndetësore është shprehur se gjithçka varet nga gjendja shëndetësore e fëmiëve, megjithatë duket se edhe varianti Delta do të ketë të njëjtën sjellje si Covid-19 në organizmin e të vegjëlve.
“Fëmijët e shëndetshëm ka të ngjarë të zhvillojnë simptoma të njëjta me sëmundjet e tjera të zakonshme të frymëmarrjes, ndërsa fëmijët me probleme themelore mjekësore kanë një rrezik më të madh që të kenë simptoma më serioze dhe duhet të marrin masa paraprake më të rrepta”; ka sqaruar doktori.








Larësit më të mirë për fytyrën në ‘drugstore’




Horoskopi ditor, e premte 23 korrik 2021





Horoskopi ditor, e enjte 22 korrik 2021


