Orinda Hutën dhe Turjan Hyskon 4-vjetori i martesës i ka gjetur më të lumtur se kurrë, pasi vetëm disa ditë më parë ata u bekuan me një vajzë, të cilën vendosën ta quajnë Atara. Gëzimin dhe lumturinë e këtyre ditëve, Orinda dhe Turjani kanë zgjedhur ta ndajnë shpeshherë më ndjekësit e tyre në Instagram.
Ndërkohë, sot është një ditë tjetër e shënjuar dhe e veçantë për ta. 4 vite më parë ata kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë, ndaj Turjani zgjodhi të bëjë një urim pikant në rrjetet sociale për partneren e tij. Ai ka publikuar një fotografi përkrah të voglës Atara, ndërkohë që Orindën ka zgjedhur ta pikturojë sipas imagjinatës së tij dhe shkruan, “Gëzuar përvjetorin e katërt të martesës Orinda Huta. Çdo ditë zbukurohesh! 27.07.2017″.



Stil Jetese
Larësit më të mirë për fytyrën në ‘drugstore’




Stil Jetese
Horoskopi ditor, e premte 23 korrik 2021





Stil Jetese
Horoskopi ditor, e enjte 22 korrik 2021







Stil Jetese
Horoskopi ditor, e mërkurë 21 korrik 2021
