Aktori dhe moderatori i “Portokallisë” Salsano Rrapi këtë të martë ka festuar ditëlindjen, ku u surprizua nga miqtë dhe të afërmit e tij me anë të një feste buzë detit në Dhërmi.
Por kjo ditë e shënjuar për Salsanon u bë edhe më e veçantë, pasi ai dhe partnerja e tij kurorëzuan dashurinë e tyre shumëvjeçare me martesë. Këtë e kanë zbuluar miqtë e tij me anë të disa videove të publikuara në Instagramet e tyre. Në një video të publikuar nga Xhemi Shehu, Salsano tregoi se më në fund i ka dhënë fund beqarisë dhe ka treguar unazën për gjithë ndjekësit, ndërkohë që në video të tjera shihen momente dhe pamje të bukura nga ceremonia e kurorëzimit të dashurisë së tyre dhe nga festa e bukur më pas.
Kujtojmë që Salsano jeton prej vitesh më shumë se 15 vitesh një dashuri të madhe me aktoren Erjona Kakeli, me të cilën ka dy vajza. Ata janë një çift i veçantë pasi kanë preferuar që mos të celebrohen zyrtarisht me certifikata, por tanimë pas kësaj feste, ndoshta është momenti i duhur që ata ta marrin një vendim të tillë…

Horoskopi ditor, e mërkurë 21 korrik 2021



Horoskopi ditor, e martë 20 korrik 2021

Tre mënyrat për të veshur xhinset në 2021-shin!




Sezon Dekor, oazi i arredimit





Njihuni me një Gentleman si Isli Islami!

Humb jetën aktori i njohur në moshën 75-vjeçare!




