Hollywood ka humbur një nga personazhet e tij më të famshëm dhe të dashur, Charlie Robinson. Aktori i njohur ka humbur jetën në moshën 75-vjeçare nga një atak kardiak dhe dështimi i organeve për shkak ndërlikimeve nga një formë e kancerit të gjëndrave.
Charlie Robinson pati një karrierë që zgjati më shumë se pesë dekada, duke luajtur role kryesore në filma dhe në teatër, megjithëse ishte i njohur për punën e tij në televizion.
Roli më i njohur i Robinson ishte si nëpunës gjykate Macintosh ‘Mac’ Robinson në Court of Night të NBC nga 1985 deri në sezonin e fundit të shfaqjes në 1992. Ndërkohë Robinson së fundmi u paraqit në miniserialin Freeform Love In The Time Of Corona.