KreuStil Jetese

Jennifer Lopez flet për romancën me Ben Affeck, “S’kam qenë kurrë më mirë”

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po e shijojnë pafund romancën e tyre, pas rikthimit pas 17 vjetesh në krahë të njëri-tjetrit.

Gjatë një interviste të dhënë së fundi me Zane Lowe ajo u shpreh se është shumë e lumtur me jetën e saj.

“Jam shumë e lumtur. E di që njerëzit pyesin gjithmonë “Si jeni? Çfarë po ndodh? A jeni mirë?’. Kjo është: Nuk kam qenë kurrë më mirë”, është shprehur Jennifer.

“Dua që njerëzit e mi që interesohen për mua, sepse unë interesohem shumë për ta, ta dinë se jam në një fazë në jetën time ku ndihem shumë mirë me veten. Dhe mendoj se në momentin që arrin në këtë fazë, atëherë gjëra të mrekullueshme ndodhin, që nuk e imagjinon se mund të të ndodhin sërish në jetë. Dhe kështu pra jam në këto momente”, shtoi ylli botëror më pas.

Pa e përmendur në emër Ben Affleck, por që kuptohet që fjalët ishin të dedikuara për të ajo tha: “Dhe dua që çdokush ta dijë se kjo është koha më e mirë. Është koha më e mirë e jetës sime”.

Kujtojmë që Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë fotografuar shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, ku janë parë  shumë të afërt.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF