KreuStil Jetese

Nëse jeta jote nuk të dhimbset, të paktën mos merr jetën time! Më lër të jetoj..

Nëse jeta jote nuk të dhimbset, të paktën mos merr

Nga Anita Aliaj

Pas një viti të ngarkuar dhe të lodhshëm, stinën e verës mezi e presim të gjithë. Me padurim dhe entuziazëm presim të relaksohemi, të shijojmë aromën e detit apo thjesht të qëndrojmë në shtëpi dhe të pushojmë.

Por jo gjithmonë ndodh kështu.. nga pakujdesia dhe shpejtësia, të cilën janë të shumtë ata që e parapëlqejnë, e kthejnë verën në një sezon të frikshëm.

Teksa t’i mendon të kalosh ditë të bukura dhe të pushosh, ato ditë mund të kthehen në ditë të zeza për ty dhe familjarët tu. Rikthehesh në vendlindje me mallin për vendin tënd pa e ditur se çfarë të pret.. Është kaq e trishtueshme dhe dhemb kaq shumë..

Kjo verë padyshim ka qenë e shumëpritur nga të gjithë, dhe ky sezon nisi pikërisht kështu… Një familje humb jetën përfshi dy fëmijë të mitur dhe krejt të pafajshëm në këtë botë, e cila shpeshherë është kaq e padrejtë..

Humbën jetën se dikush nuk di të ndalet.. ecën pa menduar se dikujt mund t’i shuajë ëndrrat, pa menduar se një familjeje mund t’i marrë jetën dhe të shuajë 4 pjesëtarë në të qindrat e sekondave. Ndalo pra ndalo.. pasi nëse jeta jote nuk të dhimbset, të paktën mos merr jetën time.. më lër të jetoj..

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF