Angelina Jolie u pa të kthehej në apartamentin e ish-bashkëshortit të saj Jonny Lee Miller në Dumbo, Brooklyn, në New York, këtë të martë për herë të dytë brenda një javë. Aktorja 46-vjeçare, ishte me djalin e saj 17-vjeçar Pax gjatë vizitës, por ajo ishte parë edhe më parë në shtëpinë e yllit të “Trainspotting”.
Angelina dhe Jonny u martuan në 1996 pasi u takuan në xhirimin e filmit të tyre Hackers, por u ndanë pas pak kohësh dhe u divorcuan zyrtarisht në 1999.
Megjithëse Angelina jeton në Los Angeles, California, thuhet që ajo të jetë në NYC për një udhëtim të vonuar ditëlindjeje, ku ajo u bashkua me të gjashtë fëmijët e saj. Kjo ka ndodhur pasi Angelina raportoi të ishte e zhgënjyer pasi gjykata i dha kujdestarinë e përbashkët ish-burrit të saj Brad Pitt. Angelina pretendohet se do të apelojë vendimin me një seancë dëgjimore të caktuar më 9 korrik.




Stili i rrugës: kombinimet perfekte të verës!

Ciara “kopjon” Elvanën me veshjen 2.500 euro!

Hapni vend për çantën më “in” të kësaj vere!













