Gjithmonë e më shumë, aktorja e famshme hollivudiane Jennifer Lawrence po tërheq vëmendjen me stilin e saj të këndshëm, por edhe komod njëkohësisht. Nga bluza e shkurtër e bardhe me pantallona të çelëta, tek fustani i shkurtër me atlete, fustani i gjatë këmishë me kambale, pantallonat e shkurtra me sandale me rripa, e të tjera si këto, duket se kombinimet e Jennifer po pëlqehen kaq shumë sa nuk është cudi që të kopjohen “masivisht” këtë verë!



















