Tashmë imazhi i Melanisë si zonja e parë ka filluar të zvanitet dhe një tjetër ikonë stili po fillon rrugëtimin e saj. Doktoresha në letërsi Jill Biden, sot shuan 70 qirinj. Një grua e fortë dhe me shumë karakter. Por dhe me një stil të sajën. Një stil i krijuar me kujdes dhe jo i ekzagjeruar. Një vlerësim dhe mbështetje dhe për shumë stilistë të rinj amerikanë. Funde me gjatësi nën gju, kostume artizanale, pallto me ngjyra të kombinuara me fustanet. Zonja Biden nuk ka frikë të luajë me ngjyrat dhe stampat. Madje guxon të duket si një rokere e vërtetë. Me pak fjalë një përzjerje stili, duke na kujtuar pak Hilary Clinton dhe pak Jackie Kenned-in.




Stil Jetese
Shapkat me gisht këtë verë, janë “glamour”!!






Stil Jetese
Horoskopi ditor, e martë 25 maj 2021









