Me rrjetet sociale ndodh shpesh që shumë përdorues abuzojnë dhe i përdorin profilet e tyre për të sulmuar apo për të bërë komente negative ndaj personave të tjerë, sidomos ndaj figurave publike
Së fundmi ka qenë moderatorja Arbana Osmani, e cila ka marrë nga një ndjekëse një koment që asaj nuk i ka pëlqyer aspak.
Përkrah fotografisë që ajo ka publikuar ndjekësja komenton “Bëj pak fitness se të ka dal celuliti”, duke e shoqëruar me disa emoji me të vjella. Moderatorja ka vendosur të mos heshtë dhe ka një përgjigje për të, “Kur vjen një koment i tillë nga një vajzë merr vlerë krejt tjetër”, koment i cili ka marrë qindra pëlqime nga fansat e shumtë që Arbana ka.
Kujtojmë që Arbana është nënë e dy fëmijëve dhe për hir të së vërtetës, vetëm pak muaj pas lindjes së djalit të dytë linjat trupore të saj janë për t’u admiruar.