KreuStil Jetese

Pasi u bë baba për herë të dytë, Pirro Çako fotografohet me partneren e tij

Këngëtari i mirënjohur Pirro Çako është bërë baba për herë të dytë, lajm të cilin e kishte mbajtur të fshehtë.

Ndërkohë para pak javësh burime pranë revistës “Bordo” mësuan këtë lajm të bukur, të cilin e ndamë me publikun, duke surprizuar pamasë të gjithë fansat e kantautorit.

Ai dhe partnerja e tij janë bërë prindër të një djali, të cilin e kanë quajtur Amadeus. Partnerja e këngëtarit punon kancelare në një institucion të rëndësishëm të drejtësisë në vend dhe është gati 20 vite më e re se ai.

“Panorama” ka fotografuar pak ditë më parë çiftin teksa shëtiste në Liqenin Artificial të Tiranës.

Historia e tyre u zbulua disa kohë më parë në një darkë VIP, të organizuar në jug të vendit nga miku i tij, Ardit Gjebrea.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF