Flori Mumajesi në bashkëpunim me Klajdi Harunin prezantuan këngën e tyre në “Këngën Magjike”.
Kjo ishte hera e parë që Flori del në ekran pas humbjes së nënës së tij në muajin shkurt të këtij viti.
Më anë të një mesazhi prekës në Instagram, ai i është drejtuar të ëmës, e cila për herë të parë nuk i dërgoi mesazh kantautorit pasi ai performoi në skenë.
“Hera e parë që nuk më vjen një mesazh nga ty! Nuk ka ditë që s’e vuaj mungesën tënde. Por edhe pse u mundova të mos dorëzohem, sot gati ndihem i dorëzuar pa ty, sepse më ka marrë malli me t‘mbajt erë në qafë, më ka marrë malli me t’puth, me t’pa, me t’prek, me m’shkrujt sapo më kë parë në TV dhe të më thuash si dola. Dhe pastaj të të marr në telefon dhe të flas me ty, me ta dëgju zërin e me m’thënë “djali i mamit”, ka shkruar ai, ndërkohë në sfond ka vendosur këngën e tij “Dhemb”.



















