KreuStil Jetese

Fustan i ri, varësja 16 mijë paundë, vëthët vetëm 10: Kate Middleton habit me kombinimin!

Kate Middleton bëri një përzierje firmash në daljen e fundit publike. Dukesha e Kembrixhit ishte mjaft elegante me fustanin e saj të ri 1.565 paundësh nga stilistja e saj e preferuar, Alessandra Rich, të cilin e kombinoi me një palë këpucë kamosh 550 paundë dhe cantën Mulberry Bayswater. Jo e zakontë ishte sakaq përzgjedhja e bizhuterive: Kate kishte zgjedhur për këtë rast dy ekstreme cmime: ajo mbante vëthë vetëm 10 paundë, dhe varëse të mbushura me gurë diamanti që bashkë shkonin 16.650 paundë nga koleksioni Woodland! Kaq u desh që diskutimet për pamjen e dukeshës së shpërthenin përsëri, por kuptohet, gjithmonë për mirë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF