KreuStil Jetese

“Big Brother VIP”, Luana Vjollca ia “rrëmben” formatin Arbana Osmanit!

“Big Brother Vip” pritet të fillojë në muajin tetor në Top Channel. Një format i dashur nga publiku që  gjithmonë ka tërhequr vëmendje, por këtë herë kurioziteti ka qenë më i madh pasi banorët e shtëpisë do të jenë personazhe vip.

Shumë e diskutuar këto ditë ka qenë edhe fakti se kujt do t’i besohet moderimi i këtij formati, i cili për vite me radhë ka patur ekskluzivitetin e Arbana Osmanit.

Ndaj për këtë sezon një nga emrat më të lakuar ka qenë Arbana, por burime të “Panoramës” thonë se Luana ia ka “rrëmbyer” formatin dhe do të jetë ajo që do ta prezantojë.

Para disa ditësh teksa lajmet për “Big Brother” qarkullonin, Luana Vjollca publikoi disa fotografi nga  zyrat e Top Channel, gjithashtu më herët përkrah një foto ajo kishte shkruar “Luana po të vëzhgon” sikurse është motoja e programit.

Mesa duket duhet të presim një konfirmim zyrtar për t’i dhënë fund dilemës së madhe se kush do të prezantojë “Big Brother Vip”

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF