KreuStil Jetese

Kate Middleton shkëlqen me fustanin e bardhë nga Alexander McQueen dhe varësen me diamantë!

Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton shkëlqeu me fustanin e bardhë të ricikluar nga Alexander McQueen, të cilin e kishte kombinuar me një varëse mjaft elegante me diamantë. 39 vjecarja dukej jashtëzakonisht bukur me fustanin e qepur pas trupit, të cilin për herë të fundit e pati veshur në Varshavë në 2017-tën.

Kate ka arritur të ruaje linjat e saj pavarësisht lindjes së tre fëmijëve, ndaj dhe nuk e ka të vështirë t`i rikthehet veshjeve që i ka mbajtur edhe më parë. Videon e fundit, ajo e regjistroi për të shënuar fundin e Nursing Now, fushata e saj globale tre vjecare që synonte rritjen e profilit të infermierëve.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF