Këngëtarja Rita Ora po përjeton një lidhje dashurie të re të nisur jo shumë kohë më parë me regjisorin Taika Waititi.
Por së fundmi në lidhjen e tyre është përfshirë edhe një person i tretë, dhe këtë na i tregojnë fotografitë që janë publikuar, ku Taikan shihet duke puth Ritën dhe më vonë edhe aktoren Tessa Thompson. Të afërta dhe intime në këto foto shihen dhe dy vajzat e famshme.
Kjo treshe e famshme e hollivudiane duket se kanë kaluar një mbrëmje duke festuar në shtëpinë e regjisorit të shpërblyer me “Oscar”.
Aktorja Thompson në vitin 2018 e kishte bërë të ditur se tërhiqet seksualisht nga meshkujt dhe femrat, por nuk kishte pranuar ta identifikojë veten si biseksuale. Edhe Ora në të kaluarën ka folur për fleksibilitetin në orientimin e saj seksual.