Në Spanjë është zbuluar diçka e pazakontë, ku brenda skulpturës së një dinozauri është gjetur trupi i pajetë i një personi.
Kanë qenë një burrë dhe djali i tij, të cilët kanë lajmëruar policinë pasi brenda skulpturës vinte një erë shumë e keqe. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka gjetur brenda skulpturës së dinozaurit trupin e pajetë të 39-vjeçarit, i cili prej disa ditësh ishte shpallur në kërkim nga familjarët e tij.
Sipas të dhënave të policisë deri më tani trupi nuk ka shenja dhune dhe trupi i tij është gjetur në këmbën e dinozaurit skulpturë.
Ndërkohë policia po vijon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.