Shapkat me gisht ekzistojnë prej mijëra vjetësh. Mjafton të mendohet se si modelet e para të tyre janë shfaqur që në Egjiptin e Lashtë, që do të thotë rreth 4 mijë vjet përpara Krishtit. Madje disa shembuj të ngjashëm me to gjenden janë gjetur edhe në Amerikën e Jugut, ku bëheshin me lëkurë si edhe në Kinë e Japoni, ku sandalet më të vjetra krijoheshin me fibra orizi. Sot, modelet janë nga më të shumëllojshmet e kanë mbushur edhe pasarelat. këtë verë megjithatë, shapkat e sandalet me gisht kanë mbërritur “kulmin e evolucionit të tyre”, dhe vijnë për publikun në formën e vet “glamour”.