KreuStil Jetese

Mbretëresha feston 100-vjetorin e Princit Philip me një trëndafil të veçantë!

Mbretëresha ditën e sotme përkujton 100-vjetorin e lindjes së Princit Philip. Ajo ka marrë një trëndafil të veçantë, të cilin e ka mbjellë në kopshtin e pallatit mbretëror, dhe do të mundet ta shikojë nga dhoma e saj private.

Sovrania e mori lulen si një dhuratë nga Keith Weed, president i Shoqërisë Mbretërore Hortikulturore. Është një trëndafil i quajtur me emrin e Dukës së Edinburgut, i cili duhet të arrijë një lartësi prej rreth 70 centimetrash.

“Ky është një trëndafil me emrin Duka i Trëndafilit të Edinburgut për të shënuar njëqind vjetorin e tij dhe është një trëndafil përkujtimor për të gjitha gjërat e mrekullueshme që ai bëri gjatë jetës së tij dhe që të gjithë i kujtojnë”, i tha Z.Weed Mbretëreshës teksa i dhuroi trëndafilin.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF