KreuStil Jetese

Shihni shitjet e librit për fëmijë të Meghan “The Bench”, do befasoheni…

Libri i parë për fëmijë i Meghan Markle “The Bench” nuk ka arritur të kryesojë në listën e librave më të shitur në ditën e daljes në treg,  ndërsa libri i fotografisë së Kate Middleton është ende shumë i lartë, disa javë pasi doli në shitje.

Libri debutues nga Dukesha e Sussex, 39 vjeçe, me kosto 12,99 £, u frymëzua nga një poezi që ajo shkroi për lidhjen e veçantë midis babait dhe djalit, një muaj pas lindjes së Archie , parë kjo përmes syve të një nëne. Ajo ia kushtoi librin Princit Harry dhe Archie.

Megjithatë, “The Bench” nuk ka arritur të jetë në 200 librat më të shitur në Amazon, duke arritur vetëm 205 në top lista dhe 60 në listën e librave më të shitur për fëmijë.

Kujtojmë që libri i fotografisë së Kate Middleton “Hold Still” u ngjit menjëherë në krye të listës së bestsellerëve ditën e daljes së tij, duke u bërë libri i dytë më i shitur nga të gjithë titujt në Amazon.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF