Blogereja e famshme Chiara Ferragni është nënë e dy djemve, të cilët janë fëmijë shumë të bukur dhe sa herë ajo i publikon fotografi të tyre na zbukuron Instagramin.
Blogerja së fundmi ka përjetuar një gëzim shumë të madh si nënë, të cilin e ka ndarë me ndjekësit e saj. Djali i saj ka marrë diplomën e parë, ndaj ajo ka publikuar një fotografi të Leos teksa ka vendosur kapelën e diplomimit dhe mban certifikatën.
“Diplomimi i parë i Leone, ai u shkollua me mësuesen e mahnitshme Silvietta dhe tani do të fillojë nivelin tjetër të kopshtit”, ka shkruar ajo.