KreuStil Jetese

Ciara “kopjon” Elvanën me veshjen 2.500 euro!

Elvana Gjata i trazoi sërish ujrat me videoklipin e ri “Loti”. Përvecse zërit të saj dhe melodisë së këndshme që duket se do ta dëgjojmë kudo këtë verë, këngëtarja befasoi edhe me look-n. Ajo u shfaq me një kostum të zi mjaft të vecantë  “Mugler”, një stil ky që binte menjëherë në sy. Këtë veshje, ajo e ka mbajtur që në muajin mars, kur u xhirua videoklipi. Ndërkohë, tre ditë më parë me të njëjtin kombinim ( që kushton 2.480 euro) vetëm se në ngjyrë shampanje, është shfaqur dhe këngëtarja e njohur në të gjithë botën, Ciara. Epo, c`të themi, Elvana e veshi e para!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF