KreuStil Jetese

Në 33-vjetorin e saj, Roza Lati ka disa fjalë për veten!

Roza Lati ka festuar 33-vjetorin e lindjes mes miqve dhe njerëzve  të saj të zemrës.

Ajo ka organizuar një festë madhështore dhe në rrjetin e saj social Instagram ka ndarë disa momente nga ditëlindja e saj, ku shihet më e lumtur se kurrë. Kodi i veshjes ka qenë ngjyra e bardhë dhe që të ftuarit e saj specialë e kanë respektuar.

Urimet ishin të shumta për Rozën, por nuk mungoi as mesazhi që ajo kishte për veten në këtë 33-vjetor.

 

“Rilindje. Prap 23. Normal. E bekuar. Mbushur me dashuri Pozitive. Zemër plotë. Qëllime të realizuara. S’ndalova kurrë. Shumë punë prapë përpara. E dashur. Pak mistrece. Paaaak kjo e fundit. Ama Shpirt pastër. Duarpastër. Dhe gjithmonë gati. Faleminderit o Roz që s’më le kurrë në baltë. Kurrë”, ka shkruar ajo.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF